Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, arrestohet një person

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të shtunën në Fushë Kosovë.

Dyshohet se ai pas një mosmarrëveshje me dy persona të tjerë ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, rreth orës 19:45 dhe është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat