Ky është hajni në Fushë Kosovë që kreu disa vjedhje të rënda, dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Ky është hajni në Fushë Kosovë që kreu disa vjedhje të rënda, dërgohet në mbajtje

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, madje edhe të rënda.

Së fundmi në prangat e Policisë ka rënë edhe një 31-vjeçar, i cili sipas burimeve nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u arrestua për këto raste Ferdi Veseli. 

I njëjti dyshohet se ka realizuar vjedhje në tri lokacione të ndryshme, duke vjedhur mjete pune dhe një motor i veturës ( vlera e përgjithshme mbi 3000 euro).

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat