Kishin vjedhur mjete pune dhe një motor të veturës, arrestohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Kishin vjedhur mjete pune dhe një motor të veturës, arrestohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 12:19
Personi i dyshuar F.V, mashkull 31 vjeç, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njësitet policore të Fushë Kosovës në dy lokacione të ndryshme kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se arrestimi i një personi të dyshuar për dy vjedhje dhe një vjedhje të rëndë është realizuar mbrëmjen e së premtes.

“Rastet janë raportuar gjatë javës së kaluar dhe kanë ndodhë në tri lokacione të ndryshme, ku janë vjedhur mjete pune dhe një motor i veturës ( vlera e përgjithshme  mbi 3000 euro).

Personi i dyshuar F.V, mashkull 31 vjeç, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë sot rreth orës 02:30, nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës,  në fshatin Sllatinë, është ndaluar një furgon në të cilin janë gjetë pjesë të automjeteve pa dokumentacion”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pas përfundimit të veprimeve fillestare të hetimin, është arrestuar ngasësi i furgonit.

“Personi i dyshuar: A. H, mashkull, 48 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të dy personave  të tjerë  të dyshuar për rastin e njëjtë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat