Aksident i rëndë në Komoran, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Komoran, lëndohen katër persona

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në Komoran.

Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur pasi një veturë e ka goditur një veturë tjetër që ishte e ndalur në shiritin emergjent.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar na mbajtje.

“Komoran /13.12.2023-18:20. Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore.

Vetura në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur veturën e ndaluar në shiritin emergjent , në të cilën gjendeshin tre persona. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ku dy nga ta me lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat