Në një biznes në Prishtinë sekuestrohen mjaltë e shampon pa origjinë

Kronikë e zezë

Në një biznes në Prishtinë sekuestrohen mjaltë e shampon pa origjinë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Në një subjekt biznesi Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut kanë gjetur e sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave (suplemente të ndryshme si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj) pa origjinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të hënën.

“Njësitet policore në koordinim e bashkëpunim edhe me Inspektoratin e Tregut nga MINT dhe njësitet e doganës, kanë realizuar një operacion policor gjatë të cilit në një subjekt biznesi kanë gjetur e sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave (suplemente të ndryshme si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj) pa origjinë”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin i dyshuari kosovar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat