Aksidentet në trafik janë një dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku për çdo ditë regjistrohen dhjetëra të tilla në të gjitha qytetet e Kosovës. Ato zakonisht shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik..
Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicë, ku është përfshirë edhe një automjet i Policisë së Kosovës.
Mësohet se një zyrtar policor po dyshohet se me veturën zyrtare e ka goditur një veturë tjetër.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mosmbajtjes së distancës nga ana e zyrtarit policor që po drejtonte automjetin e Policisë.
Fatmirësisht persona të lënduar s’ka, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë.