Digjet tërësisht një vilë në Shalë të Lipjanit, dyshohet se dikush ia vuri flakën qëllimisht

Kronikë e zezë

Digjet tërësisht një vilë në Shalë të Lipjanit, dyshohet se dikush ia vuri flakën qëllimisht

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një vilë është përfshirë nga zjarri në fshatin Shalë të Lipjanit, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Mësohet se pronari i vilës ka njoftuar Policinë, ku ka deklaruar se dyshon që zjarri është shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut.

Bazuar në dëshminë e tij, vlera e dëmit kap shifrën e rreth 10 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat