Arrestohet një person në Skenderaj, sulmoi fizikisht një burrë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Skenderaj, sulmoi fizikisht një burrë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Është arrestuar një burrë në Skenderaj, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Përndryshe nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri dhe dhjetë fishekë.

Ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat