Viti, vdes një grua pasi përplasi veturën me një autobus

Kronikë e zezë

Viti, vdes një grua pasi përplasi veturën me një autobus

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Të mërkurën në fshatin Gërmovë një grua e ka humbur jetën pasi vetura e saj është përplasur me një autobus.

“Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat