Kamenicë, policia ia konfiskon një personi dy kallashnikovë

Kronikë e zezë

Kamenicë, policia ia konfiskon një personi dy kallashnikovë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Të hënën në Kamenicë, Policia e Kosovës ia ka konfiskuar një personi dy kallashnikovë pa leje.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë me datën 04.12.2023 gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje ka gjetur prova se i dyshuari N.S. (viti i lindjes 1969, mashkull kosovar serb) nga fshati Boscë komuna e Kamenicës posedon armë pa leje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Me leje të prokurorit të shtetit ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar dy (2) armë automatike AK47, të cilat janë konfiskuar dhe do të përdorën dëshmi për gjykatën”.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shteti dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat