Hajnat e thyejnë shtëpinë e mërgimtarit në Fushë Kosovë, vjedhin gjësende në vlerë të 25 mijë eurove

Kronikë e zezë

Hajnat e thyejnë shtëpinë e mërgimtarit në Fushë Kosovë, vjedhin gjësende në vlerë të 25 mijë eurove

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. E cak i hajnave shpeshherë janë edhe shtëpitë e mërgimtarëve, të cilat në Kosovë mbesin të mbyllura në shumicën e muajve të vitit.

Kështu e ka pësuar shtëpia e familjes Gashi në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë, pronari i të cilës jeton jashtë vendit. Shtëpia e tyre u thye nga hajnat të cilët arritën të vjedhin krejt çka gjetën.

Media mëson se rasti u zbulua pasi personi që kujdeset për shtëpinë e njoftoi Policinë e Kosovës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se hajnat kanë arritur që t’i marrin të gjitha orenditë nga shtëpia, por edhe pajisje të punës e gjësende tjera që kapin vlerën e rreth 25 mijë eurove.

Si rezultat i raportimit, njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat