Të shtënat me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës, arrestohen dy personat e dyshuar

Kronikë e zezë

Të shtënat me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës, arrestohen dy personat e dyshuar

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Të dyshuarit që kanë shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje, mëngjesin e së mërkurës në fshatin Peran të Podujevës, tashmë janë identifikuar nga Policia. Ndaj tyre kanë nisur hetimet dhe të njëjtit janë arrestuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për dy të rinj, njëri 18-vjeçar e tjetri 24-vjeçar – të cilët janë shoqëruar në stacion policor.

Mësohet se sipas informacioneve të para, të njëjtit po dyshohen se kanë gjuajtur me armë zjarri në fshatin Peran, për motive akoma të panjohura.  

Pasi të dyshuarit janë zbuluar, kanë rënë në prangat e Policisë dhe me rastin e kontrollit policor është sekuestruar edhe një armë.

Provat që janë gjetur janë sekuestruar si provë lidhur me rastin, ndërkaq të dyshuarit kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat