Arrestohet një i dyshuar, kontrabndonte mallra nga Serbia në Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar, kontrabndonte mallra nga Serbia në Kosovë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 23:03
Malli i sekuestruar

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë arritur të parandalojnë një rast të kontrabandimit me mallra, si rezultat i masave të përforcuara për intensifikimin e kontrolleve taktike dhe operacionale në terren.

Këtë të mërkurë, njësitet e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë vepruar në bazë të informacioneve zyrtare për dyshimet se po kryhej kontrabandë e mallrave përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë.

Veprimet hetimore dhe operative janë ndërmarrë menjëherë, duke rezultuar në ndalimin e një mjeti të dyshuar, një traktor me rimorkio të improvizuar, që po lëvizte nga fshati Tërnoc në Bujanoc të Serbisë, përmes rrugëve malore që lidhen me fshatin Hodonoc në Kamenicë të Kosovës.

Në momentin e ndalimit, njësitë kompetente policore kanë identifikuar një mashkull kosovar me iniciale L.I. në mjetin e përmendur.

“Me datë 29.11.23  njësitet e lartcekura pas pranimit të informatës nga burimet zyrtare të PK-së për dyshimet se janë duke u sjellur mallra të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale nga SRB -RKS, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet hetimore dhe operative me ç’rast është vërejtur një mjet i dyshuar/ traktor me rimorkio të improvizuar, duke lëvizur nga fsh.Tërnoc-Bujanoc –Serbi përmes rrugëve malore që lidhen me fsh.Hodonoc-Kamenicë-RKS”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të mjeteve, është zbuluar se ky person transportonte mallra pa dokumentacionin e nevojshëm.

Mallrat e sekuestruara përfshijnë 330 sifona mbledhës uji dhe 36 fontana rezervuare uji për guacë të banjos.

“Pas ndalimit nga njësitë kompetente policore, në mjetin e lartcekur është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar me iniciale L.I. ku gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur të ngarkuara mallrat për të cilat i dyshuari nuk kishte asnjë dokument përkatës, e që janë si në vijim:  330 sifona (mbledhëse uji), 36 fontana (rezervuar uji ) për guacë të banjos”, thuhet tutje në njoftim.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe do të dërgohet në Terminalin Doganor-Dheu i Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat