E mitura nga Gjakova që u raportua e zhdukur paraqitet në Polici, thotë se qëndroi te stacioni i autobusëve në Pejë

Kronikë e zezë

E mitura nga Gjakova që u raportua e zhdukur paraqitet në Polici, thotë se qëndroi te stacioni i autobusëve në Pejë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 20:33
Policia e Kosovës

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

Sinjali ka raportuar dje për një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, ku një vajzë 14-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vajza është paraqitur në Polici tek gjatë ditës së djeshme, ku edhe është intervistuar nga hetuesit.

E mitura ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe ka bërë me dije ndër të tjera se nuk është keqtrajtuar, por që ka qëndruar te stacioni i autobusëve në Pejë.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo abuzimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat