Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Pejë më 26 nëntor

Kronikë e zezë

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Pejë më 26 nëntor

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

I dyshuari i aksidentit të shkaktuar me fatalitet më 26 nëntor në rrugën  “Bill Klinton” në Pejë sot është vetëdorëzuar në polici.

Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se i dyshuari së bashku me avokatin mbrojtës është vet dorëzuar në njësitin e Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë.

Pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat