Policia kërkon nga qytetarët bashkëpunim për të dyshuarin në Prizren

Kronikë e zezë

Policia kërkon nga qytetarët bashkëpunim për të dyshuarin në Prizren

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:16
Xhevdet Shaban Selimi

Policia e Kosovës ka bërë kërkesë publike për bashkëpunim në gjetjen e të dyshuarit për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” në Prizren.

“Personi është Xhevdet Shaban Selimi i lindur me 23.03.1986 Fshati Uglar/ Gjilan. Personi kërkohet , për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” i cili ka ndodhë më 22.11.2023 në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka bërë thirrje që qytetarët të cilët kanë ndonjë informacion lidhur me të dyshuarin të lajmërojnë institucionin e sigurisë.Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 24 nëntor 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin të tije lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi është:

• XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 Fshati Uglar/ Gjilan.

• Personi kërkohet , për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” i cili ka ndodhe me 22.11.2023 në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren

- E-mail adresa: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat