Shqetësuese: I mituri në Ferizaj kapet nga Policia me armë të ftohtë, ia gjejnë edhe disa gëzhoja

Kronikë e zezë

Shqetësuese: I mituri në Ferizaj kapet nga Policia me armë të ftohtë, ia gjejnë edhe disa gëzhoja

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 15:16
Ilustrim

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Të rinjtë, duke përfshirë edhe ata të moshës së mitur, kapen goxha shpesh me armë të ftohta e mjete të tjera, qoftë në institucione arsimore, apo edhe në hapësira të tjera.

Një rast i tillë është zbuluar dje pasdite në Ferizaj, ku një njësi policore që po patrullonte në rrugën “Ramadan Rexhepi” ka ndalur për kontroll një person.

Pas kontrollit policor, te i dyshuari i moshës 17-vjeçare, është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë) dhe disa gëzhoja.

Për pasojë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se thika është e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat