Grabitja e armatosur në Suharekë, plagoset një polic

Kronikë e zezë

Grabitja e armatosur në Suharekë, plagoset një polic

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pak më parë në Suharekë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një polic, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha se bëhet fjalë për 4 të dyshuar.

“Sot rreth ores 15:45 Eshte marre informate se ne Suhareke ne një  argjentari èshtë nje grabitje me arme ne zhvillim e siper. Patrullat policore të Stacionit te policisë së Suharekes jane informuar menjëher ka shkuar në ngjarje. Rreth ores 16:03 min kemi marr  informaten se vetura e dyshimt eshte   nje veture e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit  kan shtënë me arm zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur ,ai ka marr tretman mjekësor dhe është jasht rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes.”

T7 ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat