​Operacioni “Goditja”, sekuestrohet mall i padeklaruar në Merdare

Kronikë e zezë

​Operacioni “Goditja”, sekuestrohet mall i padeklaruar në Merdare

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 17:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të planit operativ “Goditja”, Policia kufitare e Kosovës sot rreth orës 11:00, në hyrje të pikë kalimit kufitar Merdare, ka ndaluar për kontroll automjetin e llojit “Citroen”, me targa të Serbisë, me vozitës mashkull shtetas të Serbisë.

Pas ndalimit dhe kontrollit është gjetur mall i padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes, si në vijim: dy orë dore; shtatë parfuma; gjashtë palë këpucë (patika); një palë trenerka komplet; 11 palë pantolla firma të ndryshme; dy jakne, si dhe dhe dy këmisha.

Malli është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për vlerësim të mëtejmë dhe procedura ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat