Kërcënoi me vrasje dhe publikim të fotografive intime nga ish të dashurën, arrestohet i dashuri

Kronikë e zezë

Kërcënoi me vrasje dhe publikim të fotografive intime nga ish të dashurën, arrestohet i dashuri

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Është arrestuar një person dje në Obiliq pasi ka kërcënuar me vrasje dhe me publikim të fotografive intime ish-të dashurën e tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mes viteve 2021-2023,

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Obiliq Gjatë viteve 2021-2023. Viktima femër kosovare raporton se ishte shantazhuar dhe kanosur nga i dyshuarin mashkull, i cili e kishte kushtëzuar që në rast se viktima nuk vazhdon lidhjen e dashurisë me të dyshuarin që e kishin pasur me herët i dyshuari do t’i publikon fotot intime të viktimës dhe do ta vriste atë ose ndonjë anëtar të familjes së saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat