Janë rrahur mes vete një burrë dhe një grua në Gjakovë, ku kjo e fundit ia ka dëmtuar edhe xhamin e veturës.
Policia ka bërë të ditur se çifti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.
“Dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare- bashkëshort, pas një mosmarrëveshje verbale kanë ardhur deri te përleshja fizike mes tyre, ku si pretekst e dyshuara femër i ka dërmuar xhamin e veturës së bashkëshortit.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin e policisë.