​Inspektorët ndalojnë punimet në një objekt pa leje në veri, asiston edhe Policia

Kronikë e zezë

​Inspektorët ndalojnë punimet në një objekt pa leje në veri, asiston edhe Policia

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Njësitë policore kanë asistuar inspektorët komunal për të ndalur punimet pa leje që ishin duke u kryer në një objekt në Mitrovicë të Veriut.

Bëhet e ditur se punimet janë ndaluar nga inspektorët, dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti.

Njësitë policore kanë asistuar inspektorët komunal lidhur me punimet pa leje që ishin duke u kryer në një objekt pronë e të dyshuarit kosovar, përkundër se e kishte të ndaluar nga organet komunale.

Punimet janë ndaluar nga inspektorët, dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat