Kapet në Graçanicë i mituri që dyshohet për disa vjedhje, Gjykata e dërgon në paraburgim

Kronikë e zezë

Kapet në Graçanicë i mituri që dyshohet për disa vjedhje, Gjykata e dërgon në paraburgim

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Të njëjtin fat e pati së fundi një person i mitur në Graçanicë, i cili dyshohet se është përfshirë në disa raste të vjedhjes.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 14-vjeçari dyshohet se ka vjedhur edhe një veturë dhe i njëjti është arrestuar gjatë ditës së martë.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.

Mësohet se Gjykata i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje’ dhe ‘Vjedhje e rëndë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat