Arrestohet një i mitur në Graçanicë, dyshohet se vodhi një veturë javë më parë

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur në Graçanicë, dyshohet se vodhi një veturë javë më parë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Është arrestuar dje në Graçanicë një i mitur, pasi dyshohet se javë më parë e kishte vjedhur një veturë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë 19.10.2023 – 19:00. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, nën dyshimin e bazuar se javë më parë kishte kryer vjedhjen e veturës të viktimës mashkull K-Serb.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat