Një grua në Viti e një burrë në Shtime, zhduken dy persona

Kronikë e zezë

Një grua në Viti e një burrë në Shtime, zhduken dy persona

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Janë zhdukur një grua dhe një burrë në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Shtime është zhdukur një burrë. Sipas policisë ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Shtime / 06.11.2023 – 11:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar është larguar dhe  është kthyer më. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë përkatëse policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, në Viti është zhdukur një grua.

“Viti,06.11.2023-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare kishte dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer në shtëpi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia është duke I hetuar rastet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat