21-vjeçarja e denoncon bashkëshortin për dhunë fizike e psikike, kërkon ndihmë nga Policia

Kronikë e zezë

21-vjeçarja e denoncon bashkëshortin për dhunë fizike e psikike, kërkon ndihmë nga Policia

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar së fundmi edhe një çift nga Lipjani, pasi një 21-vjeçare e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën fizike e psikike që ka ushtruar ndaj saj.

Mësohet se viktima ka raportuar se burri në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj saj, duke i shkaktuar frikë e shqetësim, për çka u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat