Aktakuzë nga Specialja e Kosovës për mashtrim, keqpërdorim dhe falsifikim

Kronikë e zezë

Aktakuzë nga Specialja e Kosovës për mashtrim, keqpërdorim dhe falsifikim

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet L.S., ‘’SA.S., Sh.p.k’’ dhe N.S.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të akuzuarit L.S, është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’, nga neni 415 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri ‘’SA.S., Sh.p.k’’ (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), në cilësinë e personit juridik, me pronar dhe aksionar 100 % L.S.,  akuzohet për veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, nga neni 415 paragrafi 1, lidhur me nenin 37 të KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri i dytë N.S. akuzohet për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, nga neni 390 paragrafi 1 të KRPK-së.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat