E rëndë: Vdes një person pasi rrokulliset me traktor në Malishevë, një tjetër në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

E rëndë: Vdes një person pasi rrokulliset me traktor në Malishevë, një tjetër në gjendje të rëndë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 17:47
Ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Ngucat të Malishevës, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka humbur jetën, teksa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë, i cili vdiq pasi u vetkaksidentua derisa po punonte me traktor në një fushë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, që intervenoi në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet policore që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia, me ç’rast ka njoftuar se personi tjetër të u lëndua është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat