Policia i arreston 51 persona me urdhëresa të Gjykatave

Kronikë e zezë

Policia i arreston 51 persona me urdhëresa të Gjykatave

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:41
Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar 51 persona të cilët ishin të kërkuar me urdhër të Gjykatës.

“Gjatë muajit tetor janë arrestuar pesëdhjetë e një (51) persona tё dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Stacionet Policore, pranë Drejtorisë Rajonale tё Policisë në Pejë, gjatë muajit tetor 2023, kanë realizuar urdhëresat e Gjykatës ndaj personave tё kërkuar. Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale disa nga ta janë dërguar në vuajtje tё dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa disa nga ta janё dёrguar ne seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar”, kanë thënë komunikatën e tyre.

Policia e Kosovës ka përfunduar duke thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, do të vazhdoj me realizimin e urdhëresave të lëshuara nga Gjykatat kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat