Konfiskohet sasi e madhe cigaresh kontrabandë

Kronikë e zezë

Konfiskohet sasi e madhe cigaresh kontrabandë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës ka konfiskuar më shumë se 400 kilogramë duhan në fshatin Mjak i cili gjendet në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së veriut, ndërsa në dy aksione tjera në veri të vendit ka konfiskuar produkte të higjienës dhe pije.

Në aksionin e Policisë në vijën kufitare me Maqedoninë e veriut është konfiskuar edhe një automjet.

Ngjarja ka ndodhur më 29.10.2023, rreth orës 09:00 ku Njësiti TASK FORCË-Lindja, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë vërejtur një automjet duke hyrë nga territori i Republikës së Maqedonisë së veriut në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrollit është gjetur sasi e kontrabanduar e mallit (duhan).

“Duhan i papërpunuar 8 thasë me nga 10 kg, 250 pako x 0.5 kg, Malboro, 250 pako x 0.5 kg Sobrani, 75 pako x 0.5 kg, Oriental, 225 pako x 0.5 kg,

Davidov, 25 pako x 0.5 kg, Slims, 100 pako x 0.5 kg Virginia” , thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas vlerësimeve fillestare nga kompetentët mbi 440 kilogram duhan sa janë sekuestruar kap vlerën e tregut rreth 7 mijë euro dhe rreth 19 mijë euro shmangie nga akciza.

“Një person i dyshuar është intervistuar, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti në procedure të rregullt për “kontrabandë me mallra”, përderisa malli i kontrabanduar dërgohet në doganë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë.

Poashtu në një tjetër aksion në fshatin Kremeshtak të Zveçanit rreth mesnatës është gjetur një automjet transportues (kombi) i braktisur i cili ka rezultuar të jetë i mbushur me mall të kontrabanduar nga Serbia përfshirë produkte higjienike, pije dhe ushqime.

“Gjithashtu, në këtë rast është identifikuar dhe kontrolluar edhe një automjet tjetër Passat me targa serbe, i cili dyshohet se ishte në përkujdesje/vëzhgim të rrugës gjatë kontrabandimit të mallit.

Gjatë kontrollit nga Policia janë gjetur edhe dy (2) radiolidhje të cilat dyshohet se kontrabanduesit i kanë përdorë për qëllime komunikimi gjatë aktiviteteve të tyre ilegale”, thuhet në komunikatë.

Në një rast tjetër po të të dielën në fshatin Turiqicë, policia e Kosovës ka ndaluar një tjetër mjetë transportues (kaminonetë), një Golf 4 dhe një traktorë.

“Dyshohet se gjashtë personat e dyshuar kishin për qellim prerjen e drunjtëve dhe më pas kontrabandimin e tyre ne territorin e vendit tonë.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar në procedure të rregullt si kalim i paautorizuar i vendkalimeve apo vijës kufitare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat