​Ndalohen tri raste të kontrabandës në Merdare

Kronikë e zezë

​Ndalohen tri raste të kontrabandës në Merdare

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Në kuadër të planit operativ për luftimin e kontrabandës dhe formave të tjera të krimit, Njësitë Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë parandaluar tri raste të tentativave të kontrabandimit në pikë-kalimin kufitar të Merdares.

Në rastin e parë të këtij operacioni, Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave dhe steroidëve të pa deklaruar.

Mallrat identifikuar janë përfshirë në mbi 600 paketime të llojeve të ndryshme. Procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj personit përgjegjës dhe mallrat janë konfiskuar, duke ndaluar tentativën e kontrabandimit të këtyre substancave të rrezikshme.

Në rastin e dytë është parandaluar kontrabandimi i preparateve kimike për dysheme/epoksit. Operacioni ka vazhduar me zbulimin e sasisë së preparateve kimike për dysheme, që arrijnë një peshë prej rreth 35 kilogramë. Mallrat janë konfiskuar dhe është nisur procedura kundërvajtëse për personin përgjegjës.

Ndërsa rasti i tretë ka të bëjë me tentativë të kontrabandës së 10 telefonave të markës iPhone Pro Max 13 dhe 12. Këto mallra janë konfiskuar, duke parandaluar tentativën e paligjshme për t'u futur në territorin e Kosovës.

Dogana e Kosovës është vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe të ndalojë aktivitetet e paligjshme të kontrabandës në kufirin e vendit, thuhet në një komunikatë për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat