Gjuhet me armë zjarri një person gjatë kohës sa po lëvizte me veturë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Kronikë e zezë

Gjuhet me armë zjarri një person gjatë kohës sa po lëvizte me veturë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Sipas policisë, persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi që ishte duke qarkulluar me veturë përgjatë kësaj magjistrale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.

Policia ka nisur hetimet.

“Rr. Magjistrale Ferizaj-Prishtinë  24.10.2023 – 23:20  Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .Viktima është  dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdheruar hapjen e hetimeve intensive”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat