​Rrahje në mes vajzave të mitura në Graçanicë

Kronikë e zezë

​Rrahje në mes vajzave të mitura në Graçanicë

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Një vajzë e mitur pas një mosmarrëveshje verbale, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër të mitur, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Uglar të Graçanicës, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Policia thotë se rasti vazhdon në procedurë hetimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat