Këta janë dy shtetasit e Kosovës që vdiqën në aksidentin tragjik në Kalimash

Kronikë e zezë

Këta janë dy shtetasit e Kosovës që vdiqën në aksidentin tragjik në Kalimash

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 19:41 Përditësuar në ora: 21:49 më 18.10.2023
Foto nga aksidenti

Këta janë dy kosovarët që vdiqën në aksidentin tragjik në Kalimash

Një aksident  i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në “Rrugën e Kombit”, në tunelin e Kalimashit, ku dyshohet se kanë humbur jetën dy persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Kosovanews mëson se shtetasit kosovarë që kanë humbur jetën në këtë aksident janë: Sadik Osmani 58-vjecar dhe Nesret Osmani 45-vjecar.

Aksident tragjik në Tunelin e Kalimashit me dy të vdekur, viktimat dyshohet se janë nga Kosova

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit.

Mësohet se një autobotë është përplasur me dy makina.

Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën dy persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Përplasja ka ndodhur pranë tunelit të Kalimashit dhe të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga aksidenti është bllokuar rruga komplet, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat