Një i vdekur dhe tre të lënduar në një vetaksident në Deçan

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe tre të lënduar në një vetaksident në Deçan

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 18:49
Ilustrim

Një qytetar ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Lebushe të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites, ku si pasojë e lëndimeve të marra një nga qytetarët ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

Gashi tha se ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po i ekzaminimet e këtij vetkasidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat