E rëndë: Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Gjakovë, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Gjakovë, Policia nis hetimet

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 16:48
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Rrethanat e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë kanë nisur hetimet.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një burrë, të moshës rreth 60-vjeç, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Ganimete Tërbeshi”.

Posa rasti është denoncuar, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërkohë edhe njësitet policore kanë intervenuar, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur edhe hetimet.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat