120 persona të helmuar në Malishevë – Për rasti flet drejtori i QKMF-së

Kronikë e zezë

120 persona të helmuar në Malishevë – Për rasti flet drejtori i QKMF-së

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 09:06 Përditësuar në ora: 13:53 më 14.10.2023
Foto ilustrim

Ministri Vitia jep detaje për gjendjen e të helmuarve në Malishevë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar lidhur me rastin e helmimeve në Komunën e Malishevës, ku deri tash raportohet se kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth 100 qytetarë.

Vitia ka thëënë se menjëherë pasi janë njoftuar për rastin, bashkë me Drejtorin e SHSKUK’së i kanë vizituar të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK.

Ai ka bërë me dije se në QKUK janë të hospitalizuar 11 qytetarë dhe 9 të tjerë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Gjendja e tyre thotë se është e qetë dhe stabile.

“Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK. Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë  dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit. Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile. Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit”, ka shkruar Vitia.

Helmimi në Malishevë, shkon në 120 numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore

Ka shkuar në 120 numri i personave të helmuar nga ushqimi që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Kështu ka deklaruar Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës, i cili tha se simptomat e tyre kanë qenë vjellje, barkëqitje, temperaturë dhe ethe.

“120 ka shkuar numri i të infektuarve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si rezultatet i helmimit me ushqim. Rastet që i kemi trajtuar ne në Qendrën e Mjekësisë Familjare kanë që në raste pak më të lehta, ndërsa ato më të rënda i kemi dërguar në Kliniken Infektive në Prishtinë dhe në Spitalin Rajonal në Prizren. Simptomat kanë qenë vjellja, barkëqitja, temperature dhe ethet. Këto kanë qenë simptomat në 99 për qind të rasteve”, ka deklaruar Krasniqi.

Lidhur me këtë ngjarje zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, thotë se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe lokali në të cilin pacientëve iu është servuar ushqim i shpejtë është mbyllur.

“Rreth orës 16:50 kemi pranuar informatë se disa persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Malishevë, nga raportet fillestare mjekësore, dyshoheshin për helmim si pasojë e ngrënjes së ushqimit në një lokal ku shërbehen ushqime të shpejta. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektorët komunal si dhe ata të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Lokali përkohësisht është mbyllur nga këta të fundit”, tha ai.

“Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Prodhimi dhe vënja në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë. Rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, njoftoi zyrtari policor.

Helmimi në Malishevë, shkon në 100 numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore

Numri i personave të helmuar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ka shkuar në 100.

Këtë  e ka konfirmuar Afrim Kransiqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.

Këta persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku”, në Malishevë.

Ndërkohë që Policia e Kosovës në raportin e publikuar sot ka bërë me dije se është arrestuar pronari i lokalit dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“PRODHIMI, VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Rr. Abdyl Mazreku-Malishevë,13.10.2023-16:48. Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej  tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Rritet numri i të helmuarve në Malishevë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje pronari i lokalit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në 63 numri i personave që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku”, në Malishevë.

Në raport bëhet me dije se është arrestuar pronari i lokalit dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

PRODHIMI, VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Rr. Abdyl Mazreku-Malishevë,13.10.2023-16:48. Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej  tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Për gjendjen e pacientëve, detaje ka dhënë Komuna e Malishevës. Pacientët të cilët po trajtohen në Infektivë, janë vizituar mbrëmë nga Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi dhe asamblistët Valon Mazreku dhe Halil Morina

“Gjendja e pacientëve të helmuar, aktualisht është stabile dhe situata është në kontroll dhe e menaxhueshme. Sipas drejtorit Berisha, bazuar edhe nga të dhënat e klinikës, gjendja e pacientëve është stabile dhe janë duke u trajtuar nga personeli i klinikës. Aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacientë, ndërsa numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Malishevë është 39. Te gjitha ekipet relevante janë të mobilizuar për menaxhimin e situatës dhe personeli shëndetësor në QKMF është në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat