I moshuari në Pejë rrah brutalisht ish-bashkëshorten e tij, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

I moshuari në Pejë rrah brutalisht ish-bashkëshorten e tij, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 23:03
Ilustrim

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.

Me një situatë të tillë është përballur një grua në fshatin Raushiq të Pejës, e cila ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për dhunë fizike.

Burimet e Gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se çifti janë ndarë që gati 10 vite, teksa 67-vjeçari dyshohet se në gjendje të dehur ka hyrë në dhomën e viktimës dhe të njëjtën më pas e ka sulmuar fizikisht.

Viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari, i cili është recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ai ka rezultuar pozitiv në alkooltestin dhe pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat