Sulmohet seksualisht një e mitur në Gjakovë, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh

Kronikë e zezë

Sulmohet seksualisht një e mitur në Gjakovë, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person të hënën në Gjakovë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, rasti është iniciuar nga prokurori i shtetit dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

“09.10.2023 në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast ‘sulm seksual’, ku viktima e mitur ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull i moshës madhore. Me vendim të prokurorit të shtetit të njëjti i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, ka thënë Elezaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat