Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga FAST-i i Policisë së Kosovës

Kronikë e zezë

Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga FAST-i i Policisë së Kosovës

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot ka arrestuar një person në kërkim.

Njësia FAST-Kosova, në koordinim me zyrtarë të njësitit të antidrogës në rajonin e Pejës, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, thuhet në njoftim.

Sipas policisë personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore gjermane, dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale.

“Lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat