E rëndë: Burri në Rahovec humb jetën pasi rrokulliset me traktor, mjeku konstaton vdekjen e tij

Kronikë e zezë

E rëndë: Burri në Rahovec humb jetën pasi rrokulliset me traktor, mjeku konstaton vdekjen e tij

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 09:13
Ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në një familje në Rahovec, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka pësuar lëndime të rënda dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë, i cili vdiq pasi u vetkaksidentua derisa po punonte me traktor në një fushë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, që intervenoi në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet policore që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”, ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat