Shtetasit gjerman i sekuestrohen 24 pistoleta, vetura dhe para në Merdar, arrestohen edhe dy të tjerë

Kronikë e zezë

Shtetasit gjerman i sekuestrohen 24 pistoleta, vetura dhe para në Merdar, arrestohen edhe dy të tjerë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një shtetas gjerman është arrestuar pasi në veturën e tij gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 24 pistoleta, vetura dhe 650 euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:30 në pikën kufitare Merdar.

Po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë kryer bastisje si janë arrestuar edhe dy të dyshuar dhe janë sekuestruar tre telefona dhe një DVR.

Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas gjerman pasi që në veturën e tij gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 24 pistoleta, vetura dhe 650 euro. Po ashtu në lidhje me rastin janë kryer edhe dy bastisje, janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj  kosovarë dhe janë sekuestruar edhe tre telefona dhe një DVR”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat