Mashtruan se do t’i punësojnë në shtete të ndryshme duke i marr para deri në 3,000 euro, arrestohen dy persona në Ferizaj

Kronikë e zezë

Mashtruan se do t’i punësojnë në shtete të ndryshme duke i marr para deri në 3,000 euro, arrestohen dy persona në Ferizaj

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Dy persona (një mashkull dhe një femër) janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë mashtruar persona të ndryshëm me qëllim të punësimit të tyre në shtete të ndryshme.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00, në Ferizaj.

Në raportin policor bëhet e ditur se të dyshuarit u kanë marrë viktimave të para, para në vlerë prej 2,500-3,000 euro, me qëllim të sigurimit të kontratës së punës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se të njëjti në vazhdimësi në bashkëkryerje kanë mashtruar persona të ndryshëm me qëllim të punësimit të tyre në shtete të ndryshme, duke marrë nga viktimat para në vlerë prej 2500-3000 €, më qëllim të sigurimit të kontratës së punës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se vlera e përfitimit të dyshuarve arrin në tetëdhjete mijë euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat