Konflikt mes dy të rinjve në Obiliq, theret me thikë 18-vjeçari

Kronikë e zezë

Konflikt mes dy të rinjve në Obiliq, theret me thikë 18-vjeçari

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 00:11
Ilustrim

Përleshjet mes të rinjve tashmë janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku pas një përleshjeje mes dy personave, një 18-vjeçar ka mbetur i therur me thikë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu është dërguar atje për ndihmë mjekësore. Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë arrestuar të dyshuarin që është i moshës së mitur.

I dyshuari është intervistuar në praninë e prindit dhe më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

I njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat