Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Kronikë e zezë

Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 16:18
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dyshuarit S.N për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe veprës penale në bashkëkryerje Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Ndërsa, i pandehuri Q.Th për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm si dhe i pandehuri Rr.K për veprën penale në bashkëkryerje Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.N, Q.Th dhe Rr.K, andaj të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër tre të pandehurve dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni caktohet në bazë të nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurve, ndikimi në dëshmitarë si dhe pesha e rëndë e veprës penale, andaj i njëjti ka konstatuar se masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje juridiko – penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat