Përleshje me thika mes dy të miturve në Gjakovë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Kronikë e zezë

Përleshje me thika mes dy të miturve në Gjakovë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 20:19
Spitali i Gjakovës

Gazeta ka raportuar sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Gjakovë, ku dy të mitur janë përfshirë në një përleshje fizike.

Dy të miturit janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve që kanë marrë, e të cilat dyshohet se u shkaktuan nga goditja me thikë.

Burimet nga Emergjenca bëjnë të ditur se një nga të miturit që është dërguar në QKUK është në gjendje të rëndë shëndetësore. I njëjti ka pësuar lëndime të rënda në veshkë dhe shpretkë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj njoftoi se është arrestuar një person i dyshuar.

“Sot rreth orës 11:25 dy persona (meshkuj të mitur) pasi dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “UÇK” në Gjakovë, janë dërguar në Spitalin Rajonal për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë-thikë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Është bërë egzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe është arrestuar një i dyshuar”, tha Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat