Arratiset një i burgosur nga Dubrava, ishte caktuar në ruajtjen e bagëtive të fermës

Kronikë e zezë

Arratiset një i burgosur nga Dubrava, ishte caktuar në ruajtjen e bagëtive të fermës

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 11:25
Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur është arratisur nga burgu në Dubravë.

Sipas tyre, i njëjti ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari K.B është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. I njëjti ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës. I njëjti ishte i dënuar me tri vite burgim dhe do të lirohej më, 16.12.2024”, thuhet në njoftim.

Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat