Policia e Kosovës arreston shtetasin serb të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës arreston shtetasin serb të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, në koordinim me Drejtorinë e Migrimit, ka arrestuar sot një shtetas serb i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Teksa bëhet e ditur që me vendim të prokurorit, ky i fundit është ndaluar për 48 orë.

“Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në koordinim me Drejtorinë e Migrimit, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot me datën 11.09.2023 ka arrestuar një person të dyshuar i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar. Personi i dyshuar J.P., (viti I lindjes 1995, mashkull shtetas serb), kishte rezultuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për rastet e tilla”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Teksa në përfundim, thuhet që Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend, përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimin policor në rrafshin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat