Parandalohet kontrabanda në Vërmicë

Kronikë e zezë

Parandalohet kontrabanda në Vërmicë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 16:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Dogana e Kosovës njofton se sot gjatë kontrolleve rutinore njësiti i antikontrabandës në Vërmicë kanë ndaluar për kontroll një autobus që operonte në linjën Tiranë – Prishtinë.

Kontrolli ka zbuluar sasi të konsiderueshme të mallit të padeklaruar.

“Gjatë kontrollës së autobusit, është identifikuar sasi e konsiderueshme e auto-pjesëve dhe instrumentave tabelorë, me një vlerë të përgjithshme prej 6,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Të gjitha këto mallra ishin të pa dokumentuara dhe të padeklaruara në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.  Mallrat e padeklaruar dhe pa dokumentacion janë sekuestruar menjëherë. Njëkohësisht, janë nisur procedurat kundërvajtëse kundër subjektit”, vijon tutje njoftimi i Doganës.

Dogana thotë se vazhdojnë të angazhohen në mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës dhe luftën kundër veprimeve të paligjshme të transportit të mallrave dhe produkteve të padeklaruara.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat