Brengosëse/ Zhduken dy të mitura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Pejë

Kronikë e zezë

Brengosëse/ Zhduken dy të mitura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Pejë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 09:24
Ilustrim

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura dje nga familjarët e tyre.

Rasti i parë ka ndodhur në Pejë, ku prindi ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij ka dalë nga shtëpia, derisa ende nuk është kthyer.

“Rr. Azem Lukaj, Pejë 10.09.2023 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij- fëmijë ka dalur nga shtëpia, deri më tani nuk është kthyer ende dhe nuk di për vendndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur në Mitrovicë, ku prindi është ankuar se vajza e tij ka dalë e nuk është kthyer më në shtëpi.

“Rr. Ahmet Selaci, Mitrovicë 07.09.2023 – 23:30. Me datë 10.09.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalur nga shtëpia, deri më tani nuk është kthyer ende dhe nuk di për vendndodhjen e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh.

Policia thotë se prindërit e të miturave nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre.

Sipas PK-së, në konsultim me prokurorin e shtetit rastet janë duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat